Amber është një butik ëmbëlsirash në Jalë, i projektuar dhe i realizuar me dashuri në vetëm dy javë.
Materialet natyrale si terrakota dhe mikro-çimentoja përdoren në çdo detaj, nga tavolinat te karriget. Që në hyrje, një tavolinë me ëmbëlsira e mirëpret vizitorin, ndërsa ndriçimi i ngrohtë dhe tonet e tokës krijojnë një atmosferë mikpritëse.









